Punëtorët të vendosur, Haliti: Nuk e vazhdojmë punën deri të dalin paratë
Foto: Laura Hasani

Punëtorët të vendosur, Haliti: Nuk e vazhdojmë punën deri të dalin paratë

Aktuale November 26, 2025 - 11:37

Sekretari i Shoqatës se sektorit privat të autobusëve në kryeqytet, Ismet Haliti, ka shprehur keqardhjen se qytetarët kanë mbetur pa autobusë tash e tri ditë, por thekson se janë të detyruar, pa çka shprehën të bindur që kjo situatë do të vazhdojë derisa të alokohen mjetet nga Komuna dhe ata t’i marrin pagat e tyre.

Haliti, teksa po proteston te Komuna e Prishtinës, bën thirrje të reflektojnë institucionet dhe personat përgjegjës.

“Fatkeqësisht sot është dita e tretë e protestës, reflektim ndoshta ka pak, por mjetet nuk kanë dalë në llogarinë për sektorin privat është fjala, për trafikun urban diku tre muaj ose muaji i tretë tash vjen. Shprehim keqardhje për udhëtarët që sot nuk kanë transport, puna do të vazhdojë atëherë kur mjete dalin në llogarit tona dhe i shlyen borxhet tona të naftës dhe pagat e punëtorëve. Kemi pasur takim edhe me kryetarin dhe kemi pas takim shoqata mesë veti, nuk do të thitë që jemi të ndarë më trafikun urban koordinim kemi. Reflektim ka se nëse është thirrur seanca e jashtëzakonshme e Asamblesë në Komunë kështu që nëse barten 28 milionë të 2024 për këtë vit besoj që kryhet. Shkojnë ato procedurat po nuk besoj që vonohet”, tha ai.

Punëtorët e “Trafikut Urban” dhe ata të operatorëve privatë janë duke protestuar që nga e hëna, pa çka edhe kanë ndërpre qarkullimin e autobusëve.