Punëtorët e “Trafikut Urban”, shpresë te mbledhja e jashtëzakonshme nesër e Kuvendit të Prishtinës
Përfaqësuesit i punëtorëve të “Trafikut Urban” Ilmi Gashi ka shpresë që në mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e ka thirrur Komuna e Prishtinës, do të gjendet një zgjidhje për ta dhe do të marrin pagat e tyre.
Ai nga objekti i Komunës së Prishtinës, aty edhe ku janë mbledhur që përmes protestë të kërkojnë pagën e tyre, si të drejtë elementare, ka thënë se mbledhja e nesërme është legjitime.
“Këto kushte të cilat po ndodhemi jo me dëshirën ton po me imponimet për borxhet që na kanë ndërpre karburantin për 1 milion euro kompani në të cilën furnizohemi me naftë, borxhet tjera 800 mijë euro janë për punëtor, 100 mijë euro për sigurimet shëndetësore edhe borxhet tjera për autobusët. Nëse nuk ka zgjidhej nesër greva vazhdon deri në alokimin e mjeteve që është ndaj operatorëve. Në po shpresojmë që nesër do të mbarojë, po shpresojmë që në këtë mbledhje do të mbizotërojë arsyeja, unë nuk kam informacione pse nesër është mbledhje legjitime është e thirrur, ata që e shpallin jo legjitime janë instancat tjera prapa saj se për tu mbajt mbledhja do të funksionoj dhe besoj që do të bëhet votimi në asamble, do të dërgohet ne ministri dhe ministri do t’i alokojë mjetet. Besojmë edhe shpresojmë”, tha ai.
Nga e hëna kryeqyteti nuk ka qarkullim të autobusëve, e kjo u bë siç kanë thënë për shkak të mungesës së pagës dhe karburanteve.