Ramadani: Na duhet një ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike
Foto: Laura Hasani

Ramadani: Na duhet një ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike

Aktuale November 26, 2025 - 09:47

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë se duhet një ligji për mbrojtje nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike.

Ai shkruan se siguria kombëtare duhet të mbrohet.

“Na duhet një ligj për mbrojtjen nga kërcënimet hibride dhe sulmet kibernetike. Siguria kombëtare duhet të mbrohet. Kosova të zhvillojë një kornizë më të gjerë legjislative, me ligje, strategji dhe institucione që adresojnë edhe dimensionet joteknike, sikurse dezinformimi, ndërhyrja armiqësore, sabotimi, ndikimi, edukimi publik, bashkëpunimi ndërkombëtar e të ngjashme”, shkroi Ramadani.