Stuhitë e forta shkaktojnë kaos në Aeroportin e Shkupit, ndërpriten fluturimet

Stuhitë e forta shkaktojnë kaos në Aeroportin e Shkupit, ndërpriten fluturimet

Aktuale November 26, 2025 - 08:41

Mbrëmjen e sotme trafiku ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është sërish i ndërprerë për shkak të rrymave të fuqishme dhe të paqëndrueshme ajrore, të njohura si “wind shear”, fenomen i rrezikshëm, i cili rrit ndjeshëm rrezikun gjatë uljes së avionëve.

Sipas informacioneve të para, të paktën dy fluturime – nga Stambolli dhe Venecia – nuk kanë arritur të ulen në mënyrë të sigurt në pistën e Shkupit dhe janë devijuar drejt aeroportit të Prishtinës, transmeton TS.

Më kritike ka qenë situata me avionin nga Venecia, i cili ka qarkulluar mbi Shkup për më shumë se një orë, ndërsa ekuipazhi ndiqte gjendjen e erës, pas së cilës vendosi të ndërpriste afrimin dhe të ulej në një aeroport alternativ.

Ndërprerjet dhe vonesat vazhdojnë, ndërsa pasagjerëve u këshillohet të kontrollojnë rregullisht informacionet nga kompanitë e tyre ajrore për oraret aktuale të nisjes dhe uljes.