Ironizon Përparim Rama: Kurti autokrat, VV-ja sekt
Foto: Laura Hasani

Ironizon Përparim Rama: Kurti autokrat, VV-ja sekt

Aktuale November 25, 2025 - 23:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka quajtur “autokrat” kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Referuar deklaratës së tij për ndarjen e buxhetit, Rama ka thënë se Kurti si “i gjithëdijshëm” vendos se kujt duhet t’i ndahet buxheti.

“Ja ku e keni këtu një autokrat. I gjithëdijshmi që vendos ai vetë kush po dijka, kush po dojka, kush s’po dojka, kush po vjedhka, kush qenka hajn, kush qenka i pafytyrë, kush qenka i pastër. I gjithëdijshmi po vendos aty se kujt duhet me iu dhanë buxheti e kujt jo”, ka deklaruar Rama.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se është “sekt” e jo parti.

“Kjo nuk është as parti politike, është një sekt që mendojnë se janë përmbi të gjithë. Mendojnë se këta janë Zoti dhe vendosin për të gjithë ne, të varfërit, ne që s’dijmë se këta qenkan të pastër, këta qenkan të Zotit”, ka deklaruar Rama.

“Kush po merr vendim, Dejona Mihali?”, ka deklaruar tutje Rama. /dukagjini