Afro 11 mijë thyerje të letrave, i riu nga Skenderaj me vepër gjigante kushtuar Adem Jasharit

Afro 11 mijë thyerje të letrave, i riu nga Skenderaj me vepër gjigante kushtuar Adem Jasharit

Aktuale November 25, 2025 - 23:23

I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi ka prezantuar veprën gjigante kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Për këtë punim, vet Fatjoni ka thënë se është një art pixel “gjigant”, apo art në katror.

Vepra është realizuar në mbi 20 metra katrorë, me afro 11 mijë thyerje të letrave dhe mbi 1 mijë letra të vendosura me dorë.

Ky projekt është realizuar për Ditën e Flamurit dhe nderimin e Familjes Jashari.