Hargreaves: Pas zgjedhjeve, partitë të veprojnë në frymën e Kushtetutës
Foto: Facebook

Hargreaves: Pas zgjedhjeve, partitë të veprojnë në frymën e Kushtetutës

Aktuale November 25, 2025 - 20:08

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, ku kanë diskutuar zhvillimet e fundit që ndikojnë në institucionet e Kosovës.

Në postimin e tij, Hargreaves theksoi rëndësinë e respektimit të Kushtetutës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke thënë se shpreson në rikthim të shpejtë të një qeverisjeje të qëndrueshme dhe të fuqishme.

“Sot u takova me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Diskutuam zhvillimet e fundit që ndikojnë në institucionet shtetërore të Kosovës. Shpresoj se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike dhe deputetët do të veprojnë në frymën e Kushtetutës, për të rikthyer shpejt një qeverisje të qëndrueshme dhe të fuqishme”, ka shkruar ambasadori britanik.