Osmani takon ish-policin Arbnor Spahiun pas lirimit nga paraburgimi në Serbi

Osmani takon ish-policin Arbnor Spahiun pas lirimit nga paraburgimi në Serbi

Aktuale November 25, 2025 - 17:56

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim, Arbnor Spahiun, ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se takimin me Spahiun e ka zhvilluar të hënën.

“Dje prita në takim ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun, i cili është liruar nga paraburgimi në Serbi pas disa muajsh mbajtjeje peng. Arbnorit i urova gjithë të mirat pranë familjes së tij dhe një rikthim sa më të lehtë në normalitet”, ka thënë Osmani.

E para e vendit njëherësh iu ka bërë thirrje qytetarëve të qjetojnë jashtë vendit të shmangin kalimin nëpër Serbi.

“Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb, tha Osmani.