Komandanti i KFOR-it takoi delegacionin e Kongresit të SHBA-së
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaë, sot u takua me një delegacion të Kongresit të SHBA-së, të kryesuar nga kongresisti Michael Turner, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Turner shoqërohej me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
“Gjeneralmajor Ulutaë bëri një përditësim mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe mbi përpjekjet e KFOR-it. Ai theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të kontribuar në një siguri të qëndrueshme në gjithë Kosovën. Ai gjithashtu vlerësoi kontributet e gjata dhe të vazhdueshme të SHBA-së për misionin e KFOR-it dhe stabilitetin rajonal”, njofton KFOR.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të kontribuar në një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe me paanshmëri.
KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.