Ceremonia e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Haradinaj: Ishim e do të jemi bashkë gjithnjë
Aktuale
November 24, 2025 - 19:37
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë në Shqipërisë.
Haradinaj 28 Nëntorin e cilësoi si kryefestë për gjithë shqiptarët, raporton Zeri.info.
“28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin shpalljes së pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, është emocioni më sublim i çdo shqiptari.
Në veprim për të drejtën tonë ishim e do të jemi bashkë gjithnjë. Identitetin perëndimor populli shqiptar e ka të rrënjosur në qenësinë e tij. Bashkimin në familjen e madhe evropiane, krah për krah, do ta bëjmë realitet”, u shpreh Haradinaj. /Zëri