Hamza në takim me Lladrovcin: Ai ka qenë dhe mbetet pjesë e PDK-së

Hamza në takim me Lladrovcin: Ai ka qenë dhe mbetet pjesë e PDK-së

Aktuale November 24, 2025 - 17:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është takuar me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ka theksuar se Lladrovci është pjesë e PDK-së, duke hedhur poshtë mosmarrëveshjet e deritanishme e debatet lidhur me këtë gjë, raporton Zeri.into.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK.

Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës.

Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit”, shkroi Hamza ndër tjera. /Zëri