Specialja s’i njeh festat zyrtare të Kosovës, Hashim Thaçi në seancë pikërisht më 28 nëntor
Aktuale
November 24, 2025 - 13:20
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk e shohin si festë Ditën e 28 Nëntorit.
Pasi ish-presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë në një konferencë përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 28 Nëntor, ditë që në Kosovë shënohet si festë kombëtare.
Ndryshe nga vendi, ku 28 Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë dhe është ditë pushimi, në Hagë kjo ditë do të konsiderohet ditë pune.
