Gutierrez: Kurti s’e ka ndërmend t’i japë paratë për RTK-në
Foto: Laura Hasani

Gutierrez: Kurti s’e ka ndërmend t’i japë paratë për RTK-në

Aktuale November 24, 2025 - 13:02

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar për situatën me të cilën po ballafaqohen punëtorët e RTK-së dhe grevën të cilët ata e mbajtën sot për dy orë.

Ai deklaroi se solidarizohet me ata dhe njëkohësisht e ka publikuar edhe përgjigjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, rreth mjeteve financiare për pagat e punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës.

Gutierrezi tha se Kurti e ka bërë të qartë se nuk e ka ndërmend t’i transferojë paratë e nevojshme në RTK, njëjtë siç kishte refuzuar ta bënte në muajin gusht.

“Ai nuk ka arritur të shpjegojë pse ishte e ligjshme të transferoheshin paratë për pagat në gusht, por thuhet se nuk është e ligjshme tani”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve.

“Prandaj, i bëj thirrje kryeministrit Kurti të ndalojë politizimin e mëtejshëm të transmetuesit publik dhe të sigurojë menjëherë që pagat e RTK-së të paguhen. Askush nuk duhet të luajë me jetesën e 700 punonjësve dhe familjeve të tyre”, deklaroi ai.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka shpërndarë njoftimin e tij në Facebook.