Një delegacion i Kongresit Amerikan në Kosovë, takohet me presidenten Osmani
Foto: Laura Hasani

Një delegacion i Kongresit Amerikan në Kosovë, takohet me presidenten Osmani

Aktuale November 24, 2025 - 08:29

Një delegacion i Kongresit Amerikan do të qëndrojë sot në Kosovë. Kështu ka njoftuar zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas këtij njoftimi, Osmani do të takohet me këtë delegacion në orën 09:30.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion të Kongresit Amerikan. Takimi do të mbahet në orën 09:30 në Kabinetin e Presidentes, ku mediat do të kenë mundësinë të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftim.