LDK-ja sot pritet ta propozojë Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër
Foto: Laura Hasani

LDK-ja sot pritet ta propozojë Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër

Aktuale November 24, 2025 - 07:57

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet që sot në mbledhjen e Kryesisë Qendrore ta propozojë zyrtarisht Lumir Abdixhikun si kandidat për kryeministër të vendit.

Në dokumentin që ka siguruar Express, pika e dytë e rendit të ditës do të jetë për “nominimin e kandidatit të LDK-së për kryeministër”.

Propozimi i Abdixhikut vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, për të cilat partia ka nisur tashmë përgatitjet organizative dhe mobilizimin e degëve.

Në mbledhjen e sotme, e cila do të fillojë në orën 15:00, pritet të diskutohen edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale.

Image