Osmani: Mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e marinsave amerikanë

Osmani: Mirënjohje për shërbimin dhe sakrificën e marinsave amerikanë

Aktuale November 23, 2025 - 20:51

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka falënderuar marinsat amerikanë për shërbimin, sakrificën dhe partneritetin e tyre të pathyeshëm në Kosovë.

Osmani, në një postim në Facebook, ka shkruar marrë pjesë në mbrëmjen Marines Ball, të ushtarëve amerikanë për të cilët thotë se ishin përkrah nesh në ditët më vendimtare të vendit tonë.

“Një mbrëmje e paharrueshme në Marines Ball, së bashku me aleatët tanë të përhershëm dhe në nderim të marinsave amerikanë që kanë qenë krah nesh në ditët më vendimtare të vendit tonë, dhe që vazhdojnë të kontribuojnë për paqe, në Kosovë dhe kudo në botë. Mirënjohëse për shërbimin, sakrificën dhe partneritetin e pathyeshëm që na ka bashkuar gjithmonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.