Rama pritet nga kryeministri i Katarit: Biseduam për projekte me rëndësi për Shqipërinë
Aktuale
November 23, 2025 - 19:50
Kryeministri Edi Rama u takua sot në Doha, Katar, me kryeministrin dhe ministrin e të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi, ku theksoi se “biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”.
Kreu i qeverisë gjatë takimit ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo./atsh