Murati Abdixhikut: Po ta kishit votuar buxhetin, komunat s’do të kishin probleme
Aktuale
November 23, 2025 - 16:37
Një debat në distancë është zhvilluar të dielën në mes ish-ministrit Hekuran Murati dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama në lidhje me buxhetin.
Murati sërish ka reaguar mbi këtë temë, duke iu drejtuar me pyetje kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se ishte LDK-ja ajo që nuk votoi buxhetin.
“Po ta kishit votuar buxhetin e Prishtinës në seancën e fundit, sot Komuna e Prishtinës do ta kishte në dispozicion buxhetin e plotë, dhe fare s’do të kishte probleme me buxhet.
Por ju vendosët që betejën politike ta bëni në kurriz të qytetarëve duke mos e votuar buxhetin”, thuhet në reagim. /Zëri