“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë

“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje”, nis protesta për Daorsa Spahijën në Gjakovë

Aktuale November 23, 2025 - 13:06

Në Parkun e Qytetit në Gjakovë po mbahet protesta për të kërkuar drejtësi për Daorsa Spahijës, 25-vjeçaren që vdiq tragjikisht në Tetovë më 6 nëntor.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur indinjatën dhe për të kërkuar që vdekja e Daorsës të trajtohet si vrasje dhe jo si vetëvrasje.

“Mos e lër vrasjen të quhet vetëvrasje! Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria. Ne nuk do të heshtim”, ishte thirrja që u bë në protestën e Daorsës.

Ndërkohë që pati edhe thirrje të tjera gjatë protestës, si:“Ku është drejtësia”, “Drejtësi për Daorsën”, e “Shteti duhet të veprojë, jo të korruptohet”.