“Shqipja do përfundojë gjuhë e dytë në Shqipëri”, pedagogia: Fëmijët po flasin anglisht
Aktuale
November 23, 2025 - 08:29
Në Ditën e Alfabetit, u diskutua dhe për sfidat me të cilat po përballet gjuha shqipe sot.
Pedagogia Anila Kananaj ngriti alarmin se gjuha shqipe tashmë po përballet me anglishten e cila është përhapur shumë edhe për shkak të teknologjisë. Sipas saj, tashmë fëmijëve po iu vjen më lehtë të mësojnë anglisht.
“Kongresi i Manastirit ishte guri i themelit për atë që e quajmë gjuhë letrare. Pa atë nuk do të kishim një gjuhë të përbashkët letrare. Ai hapi rrugën për kongresin e drejtshkrimit, tekstet që i kemi një të përbashkët. Për sa kemi shqiptarë që flasin gjuhën shqipe, gjuha do të jetojë. Shqipja po përballet me gjuhë si anglishtja. Teknologjia po bën punën e vet. Fëmijët sot po flasin anglisht, iu vjen më lehtshëm”, tha Kananaj në A2 CNN.