Ambasadori i Kosovës në SHBA në shënimin e Ditës së Pavarësisë së Bosnjës
Aktuale
November 22, 2025 - 23:18
Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, njoftoi se ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Shtetit të Bosnjës dhe Hercegovinës në ambasadën e këtij vendi dhe se ka përcjellë urimet e tij për Kryetarin e Presidencës, Zheljko Komshiç, dhe ambasadorin Sven Alkalaj.
“Bëri kënaqësi dhe ishte nder për mua të bashkohem me miqtë tanë në Ambasadën e Bosnjës dhe Hercegovinës për të festuar Ditën e Shtetit dhe për të përcjellë urimet më të ngrohta për Kryetarin e Presidencës, Zheljko Komsjiç, ambasadorin Sven Alkalaj dhe të tjerët”, shkroi Dugoli në rrjetin social “X”.