Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare

Komandanti i KFOR-it takon myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare

Aktuale November 22, 2025 - 15:38

Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutas, zhvilloi një takim të premten me kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava.

Siç njofton KFOR, takimi ofroi një mundësi për një shkëmbim të frytshëm pikëpamjesh mbi çështjet sociale dhe fetare në Kosovë.

Gjatë takimit, punën dhe kontributin e KFOR-it e vlerësoi lartë edhe Myftiu Tërnava, i cili theksoi se bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet institucioneve fetare dhe atyre të sigurisë është thelbësor për ndërtimin e besimit dhe harmonisë shoqërore.

Derisa, gjenerali Ozkan Ulutas, shprehu mirënjohjen për pritjen dhe vlerësoi rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës si një faktor i rëndësishëm në promovimin e paqes, dialogut dhe tolerancës ndërfetare.

Të dyja palët, në fund të takimit, konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të mirë të qytetarëve dhe stabilitetit të vendit.