Edi Rama uron Ditën e Alfabetit: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi
Aktuale
November 22, 2025 - 09:10
Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, një nga datat më të rëndësishme për gjuhën dhe identitetin kombëtar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar këtë ditë përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e gjuhës shqipe në formësimin e kombit.
“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash, në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, ka shkruar Rama.