Rritet niveli i Vjosës, rrezikohen edhe banesat

Rritet niveli i Vjosës, rrezikohen edhe banesat

Aktuale November 21, 2025 - 20:44

Shirat intensive përgjatë ditës së sotme kanë vijuar të mbajnë në nivele të larta prurjet në lumenjtë e qarkut Fier.

Megjithëse në Memaliaj raportohet për rënie të nivelit të lumit Vjosa, situata në Urën e Mifolit paraqitet krejt ndryshe.

Matjet e fundit tregojnë se Vjosa ka arritur kuotën e 8.2 metrave, duke shënuar një rritje të konsiderueshme.

Nëse prurjet vazhdojnë me këtë intensitet, pritet që niveli i lumit të rritet edhe më tej, çka mund të sjellë probleme shtesë në zonat e ulëta, tokat bujqësore përreth, por edhe në banesa.

Autoritetet e Shqipërisë po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë apel të vazhdueshëm banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare. /a2cnn