Hamza s’do vija të kuqe për asnjë parti
Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, në konferencën për media pas mbledhjes së kryesisë së partisë, tha se më me dëshirë do të bëhej bashkë me ish-partitë opozitare, sesa me partinë që është ende në pushtet në detyrë.
Ai tha se megjithatë, është i mendimit që nuk duhet të ketë vija të kuqe për asnjë parti, sepse është në pyetje interesi i shtetit, raporton klankosova.
“Sa u përket vijave të kuqe, për neve është më e preferueshme, më afër programeve tona politike që të jemi bashkë me partitë që kemi qenë në të kaluarën edhe në pushtet edhe në opozitë. Puna e vijave të kuqe mendoj që është mirë që mos me u vendosë, sepse është treguar e dëmshme për vendin. E kuptoj interesin e partive politike, por të gjithë ne duhet të jemi të sigurt në atë që interesi i vendit, i shtetit, është mbi partitë politike. Prandaj, ku është interesi i shtetit, është prioriteti kryesor”, u shpreh Hamza.
Ndër të tjera, ai tha se duhet të kihet kujdes me gjuhën që përdoret gjatë fushatës zgjedhore.
“E thash edhe më herët që edhe gjuha që është përdorur në fushatë, mendoj që duhet të jemi të kujdesshëm, të mos ndihmojmë që ky polarizim i shoqërisë të vazhdojë e të rritet”, deklaroi i parti i PDK-së.