Katër kadetë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

Katër kadetë të FSK-së diplomojnë në Gjermani

Aktuale November 21, 2025 - 14:30

Sot në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake trevjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.

Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë ishin: nëntoger Shumëzim Karaqica, nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak logjistik, nëntoger Xheladin Kurtaj dhe nëntoger Fatlum Agushi.

Siç ka njoftuar FSK-ja, në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Forcave të Armatosura Gjermane (Bundesweh), stafi i ambasadës së Republikës së Kosovës, familjarë të kadetëve, mysafirë të nderit.

“Bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë gjatë viteve, ka luajtur një rol vendimtar në forcimin e kapaciteteve dhe profesionalizmit të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Oficerët e diplomuar bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së, të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim”, thuhet në njoftim. /Zëri