Hamza mbledh sot Kryesinë e PDK-së
Aktuale
November 21, 2025 - 11:41
Kryetar i sapozgjedhur i PDK-së, Bedri Hamza, sot pritet të mbledhë Kryesinë e partisë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, ku thuhet se pas mbledhjes, PDK-ja do të mbajë konferencë për media në orën 15:30, transmeton Zeri.info.
Kujtojmë se ky veprim i PDK-së vjen vetëm një ditë pasi presidentja e vendit Vjosa Osmani shpalli 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve. /Zëri