Mot i vranët dhe me riga shiu
Aktuale
November 21, 2025 - 08:04
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 6 gradë Celsius, ndërkaq temperaturat maksimale nga 13 deri në 15 gradë.
Era do të fryjë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.