Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj, gjetën portofolin me para dhe e dorëzuan në polici

Osmani ndan mirënjohje për tre fëmijët nga Ferizaj, gjetën portofolin me para dhe e dorëzuan në polici

Aktuale November 20, 2025 - 20:30

Tre fëmijë nga Ferizaj, të mërkurën e gjetën një portofol me para dhe dokumente e të njëjtin e dorëzuan në polici.

Ndërkaq, sot në Ditën Botërore të Fëmijëve presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i priti ata në takim.

Ajo tha se Diar, Anik dhe Rajana Terziu dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie.

“Ata gjetën një portofol me para dhe e dorëzuan në polici, duke treguar vlera të larta morale. Atyre ju ndava mirënjohje për aktin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare, duke u shndërruar në shembull frymëzues për të gjithë fëmijët e vendit”, tha Osmani.