Tahiri: Kurti ka qenë 50 herë në Mitrovicë me naftë të shtetit, krejt fushatën e bëri me para të shtetit
Aktuale
November 20, 2025 - 19:30
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se ka keqpërdorur burimet shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Tahirit, Kurti ka bërë dhjetëra vizita në Mitrovicë të financuara nga buxheti i shtetit.
“Z. Kurti ka qenë 50 herë në Mitrovicë me naftë të shtetit. Krejt fushatën LVV e bëri me para të shtetit”, tha ai, duke e cilësuar këtë si shkelje të parimeve të barazisë në garën politike.
Tahiri shtoi në T7 se përdorimi i resurseve publike për përfitime partiake dëmton besimin.