Nikaj i PDK-së: Zgjedhjet na japin mundësinë t’i kthejmë vendit stabilitetin
Foto: Laura Hasani

Nikaj i PDK-së: Zgjedhjet na japin mundësinë t’i kthejmë vendit stabilitetin

Aktuale November 20, 2025 - 19:29

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj thotë se zgjedhjet janë mundësi që Kosovës t’i kthehet stabiliteti dhe udhëheqja që duhet.

“Kosova ka hyrë në një moment të rëndësishëm. Shpallja e zgjedhjeve për 28 dhjetor na jep mundësinë t’i kthejmë vendit stabilitetin, qetësinë dhe drejtimin që meriton. Është një shans për t’u bashkuar rreth një vizioni më optimist, më të hapur dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët tanë”, shkruan Nikaj.

Tutje shton, se këtë mundësi e ofron Bedri Hamza.

“PDK, nën udhëheqjen e kryetarit Bedri Hamza, hyn në këtë proces me besim dhe me bindjen se Kosova mund të ecë shumë më përpara. Me punë të ndershme, vizion të qartë dhe energjinë e re që po vjen nga çdo cep i vendit, ne mund të ndërtojmë një të ardhme me më shumë mundësi, më shumë dinjitet dhe më shumë shpresë”, përfundon Nikaj.