AKR-ja do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Aktuale
November 20, 2025 - 19:03
Aleanca Kosova e Re do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Këtë e ka konfirmuar për klankosova ushtruesit i detyrës së kryetarit të AKR-së Vesel Makolli.
Makolli tha se tashmë janë duke i bërë përgatitjet e nevojshme.
“Ne do të garojmë, jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme. Në ditët në vazhdim do të vendosim se si do të garojmë, a do të shkojmë me dikë apo do të garojmë vet”, deklaroi ai.
Sot presidentja e vendit Vjosa Osmani, e ka shpënrdarë legjislaturën e nëntë të Kuvendit.
Ajo e ka shpallur datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 28 dhjetor.