A ka interesim Osmani për një mandat të dytë si presidente?
Aktuale
November 20, 2025 - 14:12
Gjatë së enjtes presidentja e vendit Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media, ku është pyetur nëse ka një interesim për një mandat të dytë.
Ajo u shpreh se nuk mjafton vetëm interesimi, por duhet të bëhen votat, shkruan Zeri.info.
Osmani theksoi se kjo çështje do të varet edhe nga përbërja e Kuvendit të ardhshëm.
“Unë nuk mund të jap një përgjigje fikse, sepse do të pres rezultatet e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit. Vetëm atëherë do të mund të shihet disponimi i partive politike. E rëndësishme është që unë do të mbes e angazhuar në politikë dhe do t’u kthehem qytetarëve”, u shpreh e para e vendit. /Zëri