Zyrtare: Më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpallur 28 dhjetorin si datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Osmani tha se kjo datë është vendosur pas konsultimeve me partitë politike që i pati sot.
E para e shtetit fillimisht tha se pse zgjedhjet u caktuan me 28 dhjetor, duke treguar arsyet pse nuk u caktua 21 dhjetori apo muaji janar.
AJo tha se shumica e partive ishin për datën 28 dhjetor, transmeton Zeri.info.
“Sot partitë politike janë deklaruar për këto data: 8 parti janë deklaruar për 28 dhjetor, 5 parti për 21 dhjetor dhe 3 parti kanë thënë se cilado nga këto data është në rregull”, tha Osmani.

Ajo tha se ka qenë në kontakt edhe me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin në lidhje me përgatitjet e zgjedhjeve të cilat do t’i kushtojnë vendit rreth 8 milionë euro. /Zëri