Gazetari Festim Kabashi i bashkohet LDK-së
Gazetari Festim Kabashi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo gjë u bë e ditur nga i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku , i cili vlerësoi lart kontributin që ka dhënë ai në fushën e gazetarisë, shkruan Zeri.info.
“Me mbi dy dekada përvojë në Radiotelevizionin e Kosovës, nga gazetar terreni, te moderatori, redaktori, producenti, deri te drejtuesi i kanaleve kryesore televizive, Festimi ka dëshmuar profesionalizëm, integritet dhe përkushtim të rrallë në informimin e publikut dhe ndërtimin e mediave kredibile në vend”, u shpreh Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, “ardhja e Kabashit duhet të shihet një tregues dhe njëkohësisht thirrje për përbashkim të secilit i cili nuk ndjen komfort me situatën e tanishme politike; që do ndryshim e që angazhohet për këtë ndryshim”. /Zëri