Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Norvegjisë, flasin për zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mirëpritur në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë, Sanes Bjornstad.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy vendeve, raporton Zeri.info.
Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë takimit është folur edhe për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së për to.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Bjørnstad diskutuan edhe rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, si dhe qëndrimeve të LDK-së për çështjet kryesore të aktualitetit.
Në takim u trajtuan gjithashtu mundësitë për forcimin e partneritetit dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë, me fokus në fusha me interes të ndërsjellë dhe projekte që mund të avancojnë zhvillimin e vendit”, thuhet në njoftim. /Zëri