Rasti “Thaçi dhe të tjerët” anulohen seancat nëntor-dhjetor

Rasti “Thaçi dhe të tjerët” anulohen seancat nëntor-dhjetor

Aktuale November 19, 2025 - 17:49

Pas përfundimit të Konferencës për Ecurinë e Çështjes sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, njoftojnë se të gjitha seancat e caktuara më parë për nëntor dhe dhjetor në gjykimin Thaçi dhe të tjerët janë anuluar dhe janë hequr nga Kalendari i Gjykatës.

"Siç është thënë gjatë Konferencës për Ecurinë e Çështjes, Trupi Gjykues synon të lëshoj një vendim më vonë këtë javë në lidhje me hapat e ardhshëm", thuhet në njoftim.