Hoti: Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit
Aktuale
November 19, 2025 - 16:29
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit të Glauk Konjufcës të bëhet kryeministër.
Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e reja po vijnë.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se bashkë me zgjedhjet po vije edhe mundësia për t’i dhënë fund kaosit.
“Zgjedhjet po vijnë, dhe bashkë me to mundësia për t’i dhënë fund kaosit, arrogancës dhe bllokadës. Kosova meriton lidership serioz. Tani është momenti të bashkohemi dhe ta kthejmë shtetin në binarët e duhur”, ka shkruar Hoti.