Nis intervistimi i Besim Kelmendit në Prokurorinë Speciale
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është paraqitur në Prokurorinë Speciale pasditen e së mërkurës.
Kelmendi, i cili është ftuar për t’u intervistuar si dëshmitar lidhur me hetimet për masakrën e Reçakut, aktualisht ndodhet brenda ambienteve të Prokurorisë.
Njeriu që mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga prilli i vitit 2022, është konsideruar si person me njohuri për rastin për shkak se në kohën e masakrës, në vitin 1999, punonte në pozitën e bashkëpunëtorit profesional pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
Njeriu që mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit që nga prilli i vitit 2022, është konsideruar si person me njohuri për rastin për shkak se në kohën e masakrës, në vitin 1999, punonte në pozitën e bashkëpunëtorit profesional pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. /EO