Osmani uron Letoninë për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur
Aktuale
November 19, 2025 - 09:22
Presidentja Vjosa Osmani ia ka uruar popullit të Letonisë Ditën e Pavarësisë.
Ajo, përmes një postimi në X, ka uruar edhe presidentin e këtij vendi, Edgars Rinkeviçs.
“Ishte një privilegj të vizitoja Rigën dhe një nder të mirëprisja presidentin Rinkeviçs në Prishtinë këtë vit, ndërsa vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit midis vendeve tona. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë dhe mezi presim të ndërtojmë mbi këtë partneritet në vitet në vijim”, shkruan ajo.