Lama për seancën e parë: Është jo kushtetuese
Foto: Laura Hasani

Lama për seancën e parë: Është jo kushtetuese

Aktuale November 18, 2025 - 23:15

Analistja, Alma Lama për seancën e paralajmëruar për nesër në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës tha se është jo kushtetuese.

Ajo shtoi se nuk mund të thirret seancë për miratim të ligjeve pa zgjedhje të qeverisë së re.

“Seanca e parë që është thirrur në ora 11:00 është tërësisht kundër rregullores dhe kundër kushtetuese sepse parlamenti ende nuk është funksionalizuar që do të thotë që nuk mund të thirret seancë për të miratuar ligje, për të kaluar buxhetin apo kaluar komisione pa u zgjedhur qeveria”, tha ajo. /rtv21