KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, por pritet të ketë trubullira në kanalin e Ibër Lepencit

KRU “Prishtina”: Furnizimi me ujë stabil, por pritet të ketë trubullira në kanalin e Ibër Lepencit

Aktuale November 18, 2025 - 21:05

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se furnizimi me ujë është stabil.

Mirëpo, për shkak të kushteve atmosferike mund të priten trubullira në kanalin e Ibër Lepencit, raporton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se furnizimi me ujë aktualisht është stabil. Megjithatë, për shkak të reshjeve mund të priten turbullira në kanalin e Ibër Lepencit dhe që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e trajtimit të ujit.

Po ashtu, ju informojmë se ekipet e KRU ‘Prishtina’ janë në terren gjatë gjithë kohës, me kapacitet maksimal, duke punuar në hapjen dhe pastrimin e pusetave të ujërave të zeza, si dhe në ofrimin e ndihmës për qytetarët në zonat më të prekura”, thuhet në njoftim. /Zëri