Abdixhiku: LDK-ja nuk bëhet pjesë e shfaqjeve parlamentare të një pushteti në ikje
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare e për këtë zhvillim është deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ai ka rikonfirmuar se partia e tij merr pjesë vetëm në seancën për formimin e Qeverisë, raporton Zeri.info.
“Zvarritën tetë muaj krijim e shumicës e formimin e institucioneve. Na i humbën edhe 15 ditë të tjera me mandatar kukull që s’bënte asnjë përpjekje për minimalisht qeverisje. Nesër, në ditën e fundit, orën e fundit, afatin e fundit, paskan thirrur dy seanca për urgjencën që e shkaktojnë vet me vonesë”, u shpreh ndër tjera Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, kjo qasje politike nuk përkrahet nga LDK-ja.
“Prandaj LDK nuk bëhet pjesë e shfaqejeve parlamentare të një pushteti në ikje. Nesër nuk marrim pjesë fare në seancën e imponimit teatral të orës 11:00-të. Mblidhuni vet; i bëni muhabet vetes. Luftën me mullinjtë e erës e bëni mire”, shkroi ndër tjera i pari i LDK-së. /Zëri