KRU “Prishtina”: Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave
Foto: Laura Hasani

KRU “Prishtina”: Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave

Aktuale November 18, 2025 - 08:39

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” thekson se sipas parashikimeve të motit dhe rritjes së nivelit të ujërave, ekziston rrezik i shtuar për vërshime në zonat e ulëta dhe pranë lumenjve gjatë orëve në vijim.

KRU “Prishtina” njofton tutje për disa masa paraprake që qytetarët duhet t’i ndërmarrin, si shmangien e lëvizjeve pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.

Njoftimi i KRU “Prishtinës”:

Ju lutemi të ndërmerrni këto masa paraprake:

  • Shmangni lëvizjet pranë lumenjve dhe kanaleve të ujërave.
  • Mos parkoni automjetet në zona të ulëta ose të rrezikuara.
  • Siguroni bodrumet dhe hapësirat e brendshme nga depërtimi i ujit.

KRU “Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike dhe humane është në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë konsumatorëve.

Ndiqni njoftimet zyrtare dhe udhëzimet nga institucionet përkatëse.