Reshjet e shiut, Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes

Reshjet e shiut, Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes

Aktuale November 18, 2025 - 08:17

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes gjatë ngasjes në rrugë.

Në një postim në Facebook, Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve, si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë.