Edi Rama nis mëngjesin më fotoalbumin e konferencës historike mes Shqipërisë dhe BE-së
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, mëngjesin e së martës e ka nisur me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, deri te konferenca historike me Bashkimin Evropian për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Shqipëria të hënën arriti të hapte të gjashtë grupkapitujt drejt rrugëtimit në anëtarësimin në BE.
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e ndalesës në Bruksel, nga shtëpia e re e Misionit të Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, tek konferenca historike me BE për hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Pas arritjes së këtij suksesi, Rama u përgëzua, madje mori edhe dhuratë nga komisionerja Marta Kos.