Dejona Mihali: Konventa e PDK-së, episod humoristik për ta fshehur brutalitetin e Sami Lushtakut
Foto: Laura Hasani

Dejona Mihali: Konventa e PDK-së, episod humoristik për ta fshehur brutalitetin e Sami Lushtakut

Aktuale November 17, 2025 - 23:15

Pas zgjedhjes së Bedri Hamzës në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ashpër duke e cilësuar Konventën e PDK-së si një “episod humoristik”.

Në një reagim në Facebook, Mihali u shpreh se figurat e mbetura në parti, përfshirë profesor Enver Hoxhajn, po shërbejnë vetëm si “dekor” për të zbutur, siç thotë ajo, “brutalitetin e Sami Lushtakut”, të cilin e konsideron si figurë dominante brenda PDK-së.

Ajo ka thënë se Bedri Hamza ka humbur dy palë zgjedhje, duke ngritur dyshime nëse do të ketë autonomi reale në udhëheqjen e partisë.

“Pyetja është: a do ta lejojë Sami Lushtaku që ta kthejë Ramiz Lladrovcin në PDK?”, ka shkruar Mihali, duke shtuar se kjo është thelbësorja e debatit pas zgjedhjeve të brendshme.

Në fund, ajo kritikoi edhe ish-kryetarin Memli Krasniqi, duke thënë se “nuk pati takat” në raport me zhvillimet e brendshme të partisë.