Prapaskenat e Konventës së PDK-së, Enver Hoxhaj i pakënaqur që nuk iu plotësua dëshira
Nga qytete të ndryshme erdhën në Prishtinë.
Delegatët e Partisë Demokratike u mblodhën në Konventën e 12 -të të kësaj partie.
E kjo me të vëtmin qëllim, zgjedhjen e të parit të partisë.
Çështja se kush do të jenë kandidat për kryetar të PDK-së ishte tema kyçe e kësaj konvente
“Sot po hyjmë në një etapë të re, pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar, edhe më e unifikuar për t’u përballur me zgjedhjet e përgjithshme që na presin. Fitoren nuk e shohim brenda llojit, fitoren e vërtetë e kemi pas zgjedhjeve parlamentare”, deklaroi Çitaku.
Ndonëse nuk iu plotësua kërkesa që konventa te shtyhet, këtu erdhi edhe deputeti, Enver Hoxhaj i cili kishte shprehur dëshirën për të qenë në krye të partisë.
Megjithatë, anëtarët e kësaj partie paraqitën edhe pëlqimet e tyre.
“Konsideroj që Hamza është për momentin dhe do të jetë njëri nga kandidatët më të suksesshëm të PDK-së. Respekt edhe për Hoxhajn edhe për të tjerët, se kushdo që të zgjidhet kryetar sot do të jetë kryetari im”, tha deputeti i PDK-së, Rashiq Qalaj.
E pak para fillimi të Konventës, erdhi kandidati për kryetar, Bedri Hamaza i shoqëruar nga kryetari në largim, Memli Krasniqi.
Urimet ishin që të gjithë të dalin të kënaqur.
“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konventë”, tha deputetja Ganimete Musliu.
Por pas përfundimit të Konventës, ky urim i Musliut nuk u plotësua.
“Jam rritur me PDK, jam pjesë e PDK. Nuk e mendoj asnjëherë të ardhmen e Kosovës, pa Hashim, Kadriun, pa UÇK-n, pa PDK-në dhe a rolin tonë. Pro mendoj që kjo Konventë është më shumë një garë e mbyllur, një improvizim sesa një garë e hapur por unë e respektoj vendimin e që e kanë marrë delegatët e PDK-së dhe vendosë për kryetar”, deklaroi deputeti Enver Hoxhaj.
Pas konventës, Hoxhajt i reagoi ish kryetari, Memli Krasniqi.
“Garë e pashembullt e demokracisë. Gara ka qenë e hapur ka pasur hapësirë për 12 kandidatë. Më vjen keq që z.Hoxhaj nuk e ka ndjek asnjë prej procedurave, sepse kisha pas dëshirë me kanë në garë, siç kam pas dëshirë,para karar viteve kur unë kam qenë në garë dhe ai ka qenë ushtrues detyre. Është vendim i ti që unë e respektoj. PDK është e bashkuar dhe ecim tutje”, deklaroi Krasniqi.
Sfida e parë që do ta presë kryetarin e ri të PDK-së, është seanca për votimin e qeverisë së re, mandatar i së cilës është Glauk Konjufca./teve1