IHMK-ja paralajmëron për vërshime dhe përmbytje dy ditët e ardhshme
Foto: Laura Hasani /Ilustrim

IHMK-ja paralajmëron për vërshime dhe përmbytje dy ditët e ardhshme

Aktuale November 17, 2025 - 19:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura shiu gjatë datave 18–19 nëntor 2025, me intensitet të lartë në disa zona të vendit.

Sipas IHMK-së, këto reshje mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe rritje të nivelit të ujit në disa vende, raporton Zeri.info.

Te qytetarët apelohet që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh si dhe të raportojnë çdo situatë të pazakontë në numrat emergjentë të qytetit. /Zëri