Integrimi, Rama: Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet

Integrimi, Rama: Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet

Aktuale November 17, 2025 - 10:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për shtyp me Marta Kosin, komisionare për Zgjerimin në Bashkimin Evropian dhe Marie Bjerren, ministre e Punëve të Jashtme të Danimarkës, e cila mban Presidencën e Këshillit të BE-së, theksoi se deri në vitin 2027 Shqipëria do të ketë mbyllur të gjithë grupkapitujt.

“Kush do ta mendonte që do të ishim këtu sot duke çelur të gjithë grupkapitujt vetëm pak kohë më parë. Ishte diçka që dukej e pamundur dhe ishim në pikën ku po mësoheshim me zmbrapsjet e ato grushtet në stomak . por unë besoj që i gjithë ai rrugëtim na bëri më të fortë, na bëri më të vetëdijshëm dhe më të pjekur. Ja ku jemi sot këtu me atë se ishte vetëm ëndërr, pak më tepër se një vit më parë e transformuar në një plan pune. Një realitet për të cilin e me të cilin duhet të punojmë në jetën tonë të përditshme. Pa fjalë formale apo protokoll dua të falënderoj me gjithë zemër në të majtën time. Marina dhe Martën. Marinë për transformimin e fjalës së Presidencës dhe nisjen në vepra kur vjen fjalë për zgjerimin duke mbështetur e inkurajuar për të ecur përpara. Dhe Marta që është kampione e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë dhe kështu të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Kështu me zjarr e vullnet të fortë që na bënë të gjithëve të ndihemi përplot energji dhe në borxh në qoftë se nuk realizojmë në kohën e duhur. Nga ana tjetër jam i frymëzuar nga të gjithë këta muaj dhe mbështetja e fortë që procesi i zgjerimit apo procesi i ribashkimit të Evropës po merr. Do të bëjë gjithçka që kemi në dorë për të ecur përpara me të njëjtin intensitet dhe disiplinë dhe me të njëjtën punë të madhe për të dhënë rezultat e për t’u siguruar që ky proces i përbashkët që po e ndërtojmë, gur pas guri së bashku me partnerët tanë këtu në Bruksel dhe me partnerët dhe shtet anëtare të mos ndalet”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria del me krenari - faza e parë e me një ndjenjë përgjegjësie.

“Çka të thuash më shumë. Sot Shqipëria del me krenari nga kjo fazë e parë e madje edhe me një ndjenë më të madhe përgjegjësie. Ashtu siç tha Marta, ne nuk përfaqësojmë këtu parit pulitke, apo një pikëpamje politike. Përfaqësojmë këtu një komb të tërë që mbështet si askush tjetër Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në BE sesa 90 për qind e qytetarëve tanë. Jam i sigurt ata që janë në përqindje shumë të vogël, thjesht sado të ketë qenë ditë e mirë në momentin që është bërë sondazhi sepse vështirë të mendoj ndonjë shqiptarë se anëtarësimi në BE nuk është ideja më e mirë dhe nuk është horizonti drejtë secilit duhet të synojmë për hir të fëmijëve tanë”, tha ai në konferencën e përbashkët për media.

Rama tregoi “mësimin” që ka marrë nga përballja me Brukselin.“Për ta përmbyllur dua të shtojë se qoftë ajo mënyra e fortë e ajo e butë në të cilën jemi përballë, kemi mësuar një gjë të rëndësishme. Kurrë mos merr asgjë në Bruksel kur të buzëqeshin shijoje por mos e merr të mirëqenë, mund të iu zhduket nga fytyra sa hap e mbyllë sytë. Ashtu vazhdo puno shumë dhe përgjigju në çdo rrethanë me përulësi e me rezultate. Këto dy gjëra janë ato gjëra që njerëzit vlerësojnë më shumë”, theksoi ai teksa shprehi falënderimin e madh ndaj kësaj.

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria që solli hapjen e grupkapitullit të fundit.

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për Bashkimin Evropian. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteteve për zbatimin e reformave të rëndësishme. Ky është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Kur jepni rezultate, ecni përpara. Jeni frymëzim për Ballkanin Perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin”, tha Kos.

Ministrja e Jashtme e Danimarkës, Marie Bjerre, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe komisioneren Marta Kos, tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e Bashkimit Evropian.

“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat. Nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, me të njëjtin ritëm, anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme të afërt”, tha Bjerre.

“Shqipëria i përket familjes evropiane. Falënderoj Edi Ramën për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE së shpejti”, tha ajo. /EO